Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Kampi veror në Hot të Ri

Si çdo vit tjeter edhe këtë vit u mbajt kampi veror në famullinë e “Shën Terezës së Kalkutës” në Hot të Ri me temë: ” Në kërkim të qytetit të Davidit” i përgatitur nga Atë Arjan Ndoji CM.

Ka filluar me 17 qershor dhe është mbyllur me 23 qershor me programin e përgatitur nga animatorët me fëmijet që ishin pjesëmarrës në kamp.

Çdo ditë ka filluar me lutjen e përbashkët, pastaj himni i kampit dhe banset, pas kësaj, tema e ditës e percjellur me dramatizime, laboratori dhe puna në grupe, momentet e bashkëndarjes dhe lojërat, dhe është mbyllur përsëri me lutje!

I falenderojmë të gjithë ata që në mënyra të ndryshme na kanë ndihmuar që të jetë e mundur të mbahet kampi veror, të gjithë fëmijët pjesëmarrës, dhe në fund një falenderim i veçantë për të gjithë animatorët që kanë punuar pa u lodhur gjatë kësaj jave! Dashtë Zoti që gjithçka të jetë në nder e lavd të Emrit të Tij!