Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Kampi veror në Lezhë

Pas një viti shkollor, që shpesh duket më i gjatë se 10 muaj nga presioni i “të arriturit në kohë”, themi Faleminderit o Zot që e përmbushe edhe këtë vit për nxënësit, stafin dhe motrat që përkushtohen në Shkollën “Atë Shtjefën Gjeçovi”- Lezhë!

Viti shkollor u mbyll me aktivitetin e kampit veror, si zakonisht, ku tema e kampit ishte: “Ne mund të bëjmë mirë!” ku përmes mesazhit kuptimplotë të çdo dite, bashkëbisedimit në grupe, shprehjes së talenteve në qendra të ndryshme artistike…të gjithë u argëtuam përmes lojrave dhe kërcimeve plot entuziazëm….

Në fund të kampit u bindëm edhe më shumë se vërtet ne mund të bëjmë mirë.

U mbyll një vit i bekuar dhe i suksesshëm…për këtë u harrua lodhja.

Tani, pasi u morën edhe rezultatet e provimeve të klasave të nënta, të gjithë mund të shijojmë pushimet verore duke u përtërirë fizikisht dhe shpirtërisht për të qënë gati për një fillim të ri që na pret…duke pasur gjithmonë bindjen në Fjalën e Zotit: “Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë – deri në të sosur të botës!”(Mt 28,20)