Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

“Të jemi protagonistë të jetës tonë ose askush…!”

Thuhet që “Njeriu jep atë çfarë ka!” e për këtë arsye, krejt Stafi i Shkollës “Atë Shtjefën Gjeçovi” që të kemi çfarë të japim, jemi “ndalur” një javë për tu ushqyer me një formim shpirtëror dhe edukativ përmes trajnimit që bëmë më dy profesorët nga Italia: Prof. Franco Delpini dhe Nunzia Esposito të  cilët kanë bashkëndarë eksperiencën e tyre, metoda të reja didaktike dhe orientime shumë të dobishme se çfarë duhet të ketë prioritet në edukim, që është PERSONI ashtu siç është.

Si edukatorë, jemi në ecje të vazhdueshme rritjeje bashkë me fëmijët, në kërkim të së bukurës për tu mahnitur duke qënë protagonist të jetës tonë.

Dhe kështu tashmë, do të fillojmë këtë vit të ri shkollor, të sigurtë se do të mahnitemi për shumë gjëra të bukura që Zoti, duke na bërë protagonistë, do të bëjë përmes secilit prej nesh; Nxënës, Edukatorë e Prindër.