Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

50 vjetori i pranisë së motrave në Kosovë

“Kjo është dita që na e dhuroj Zoti, të galdojmë dhe të gëzojmë në të” (Ps 118,24)

Kemi vërtetë arsye që të gëzojmë në këto ditë dhe të falënderojmë Zotin për hiret dhe bekimet që na ka dhënë.

Falënderojmë Zotin për këtë jubile të artë të 50-vjetorit të ardhjes së motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer në Kosovë.

Kjo ecje gjysmëshekullore e motrave në këto troje dëshmon dhe një herë se sa bukur është që të lejojmë të udhëhiqemi nga shpirti ungjilllor dhe nga fryma e karizmës së  Themelueses  së Kongregatës sonë, Shërbëtores së Zotit, Antonia Franciska Lampel, që të jemi të hapura ndaj kishës kudo që ajo ka nevojë.

Kremtimet për këtë jubile filluan me një nëntëditëshe në vende të ndryshme ku motrat shërbejnë ose kanë shërbyer.

27 korrik – Capars

28 korrik – Sallagrazhdë

29 korrik – Shpenadi

30 korrik – Serbicë

31 korrik – Trepeticë

1 gusht – Smaq

2- 4  gusht – Velezhë

Për të vijuar pastaj me ditën kulmore të këtij kremtimi, me datën 5 gusht.

Në orën 530 ishte promovimi i librit “50 VJET DËSHMI” i shkruar nga m. Shpresa Kabashi. Ky libër na flet për domethënjen dhe origjinën e jetës rregulltare, vazhdon me paraqitjen e karizmës së themelueses sonë, themelimin e Kongregatës në Graz të Austrisë dhe rritjen dhe zhvillimin e saj nëpër provinca e regjione.

Në pjesën më të madhe të librit janë të radhitura ngjarje, rrethana, biseda, veprimtari, përjetime e dëshmi rreth jetës së motrave në këto 50 vite shërbimi në Kosovë. Paraqitjen e këtij libri e bëri m. Ollga Dulaj.

Vazhdoi pastaj Atë Anton Nua me paraqitjen e veprimtarisë së motrave në Kosovë.

Për të vijuar pastaj me momentin kulminant të kësaj dite, me meshën e shenjtë të cilën e udhëhoqi mons Dodë Gjergji, me praninë e mons, Zef Gashit, mons. Hil Kabashit dhe mons. Rrok Gjonlleshaj. Ishin të pranishëm një numër i madh meshtarësh, rregulltarësh/esh të ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës.

Në këtë kremtim morën pjesë dhe m. Petra Rosenberger, eprore gjenerale,

  1. Loreta Lekaj, vikare gjenerale,
  2. Anna Rautar sekretare gjenerale,
  3. Hermina Nemšak, eprore e Vikariatit të Sllovenisë si edhe shumë motra, bija të famullisë së Velezhës dhe motra të ardhura nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova.

Në fund të meshës m. Lidia Kqira përshëndeti dhe falënderoi të gjithë të pranishmit.

Nuk la pa kujtuar dhe mundin dhe sakrificat e motrave të para që erdhën dhe shërbyen në këtë famulli dhe shumë famulli të Kosovës. (Motrat e filluan veprimtarinë e tyre në Velezhë, me 18.09.1969 me kërkesën e famullitarit të atëhershëm të Velezhës, dom Damjan Kurtit).

Dita u mbyll me një darkë vëllazërore dhe me një program të shkurtër të përgatitur nga motrat dhe të rinjtë e famullisë.

Duke falënderuar Zotin për këtë dhuratë, i lutemi që me dritën dhe urtinë e Tij, t’i drejtojë hapat tanë, që të mundemi të dhurojmë dhe dëshmojmë gjithmonë dhe kudo gëzimin e Ungjillit.

« of 2 »