Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Kapitulli Gjeneral

Nga 15 deri në 24 korrik 2019, u zhvillua në shtëpinë amë Eggenberg, Kapitulli gjeneral i Kongregatës sonë. Nën moderimin kompetent të Mag. m. Ruth Pucher, përfaqësueset e zgjedhura të të gjitha Provincave dhe Vikariateve shkëmbyen ide dhe reflektuan për çështje të rëndësishme.

Tema e këtij takimi ishte: Karizmën tonë ta jetosh sot dhe në të ardhmen. Nga raportet e Provincave dhe Vikariateve dhe nga ai i Eprores Gjenerale, pjesëmarrëset morën një pasqyrë të situatës së Kongregatës sonë. Në frymën e besimit dhe në shkëmbim me njëra-tjetrën, mësuam të vlerësojmë ndryshueshmërinë tona si pasurim dhe patëm mundësi të marrim në konsideratë hapa të përbashkët për të ardhmen.

Më 18 korrik, 2019 nga Kapitulli Gjeneral, Eprore Gjenerale është rizgjedhur m. Petra Rosenberger për një periudhë gjashtë-vjeçare.

Këshilli Gjeneral përfshin edhe:

Vikaren gjenerale m. Loreta Lekaj nga Provinca e Malit të Zi.

  1. Celina Kaminari nga Provinca e Brazilit. M. Hanna Neißl nga Provinca e Austrisë.
  2. Hana Kqira nga Provinca e Malit të Zi dhe m. Marta Žalik nga Vikariati i Sllovenisë.

Një piknik i përbashkët më 25 korrik në Admont dhe Seckau ishte përfundimi i ditëve intensive.