Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Sakramenti i Krezmimit në Hot të Ri

“ Eja o Shpirt Shenjt mbushi zemrat e besimtarëve të tu dhe ndeze në ta zjarrin e dashurisë sate!”

Me 12 tetor 2019, famullia e Shën Terezës së Kalkutës në Hot të Ri, jetoi edhe një herë “ Rrëshajët” për këtë vit sepse në këtë ditë iu nda Sakramenti i Krezmimit 19-të kandidatëve, nga Mons. Angelo Massafra, të cilët gjatë vitit ishin shoqëruar dhe përgatitur për këtë sakrament nga Atë Arjan Ndoji CM.

Sakramenti i Krezmimit përforcon atë që kemi pranuar në pagëzim! Nëse në pagëzim kemi qenë fëmijë të tjerët kanë dëshmuar për ne, me sakramentin e Krezmimit bëhemi vetë të aftë dhe Zoti na dërgon ne që ta shpallim Atë. Iu urojmë këtyre të rinjëve hire e bekime prej Zotit, Shpirti Shenjt i shëndrit dhe frymëzoftë në çdo hap të jetës së tyre që gjithmonë të veprojnë sipas vullnetit të Tij!