Saturday, May 18, 2024
Aktivitete

Kremtimi i festës së Sh. Terezës së Kalkutës në Hot të Ri

Me 05 shtator 2020, famullia e Sh. Terezes së Kalkutës në Hot të Ri kremtoi festën e saj.

Kremtimi i Eukaristisë ishte në orën 17:00, e udhëhequr nga Atë Gjergj Ndreka C.M., të pranishëm në këtë kremtim ishin edhe bashkëvëllezër të tjerë vinçencianë! Ne praninë e shumë besimtarëve u festua festa e famullisë, të ardhur edhe nga famulli të tjera ku shërbejnë etërit vinçencianë, si: Grudë e Re, Vinotekë dhe Golem.

Përveç kremtimit të Eukaristisë, ishte përgatitur edhe një koncert nga kori i Kishës dhe një moment festiv në oborrin e Kishës!

Ndërmjetësoftë Sh. Tereza e Kalkutës për gjithësecilin besimtar të kësaj famullie, që çdo ditë e më shumë ta duam Jezusin e t’i shërbejmë Atij.