Saturday, May 18, 2024
Aktivitete

KUR, KU DHE SI???

Jane tre pyetjet që Maria ia bën Jezusit kur po mbartte Kryqin tek filmi Pasioni.

Janë pyetjet që i lindin njeriut nga thellësia e qënies së tij kur gjendet në një situatë, veçanërisht të paqartë e të vështirë!

Ne një gjë dimë, se botën e ka shëlbuar Jezu Krishti me Mishërimin, Mundimin, Vdekjen dhe Ngjalljen e Tij, se ne jemi kështu, këtu e tani, dhe se jemi në duart e Zotit!

Kështu e kemi filluar edhe këtë vit të ri në Shkollën tonë “Atë Shtjefën Gjeçovi” Lezhë duke vendosur gjithçka në dorën e Zotit përmes Marisë.

Falë Zotit jemi mirë me shëndet të gjithë: FËMIJËT, Bashkëpunëtorët dhe Motrat.

Po përpiqemi që tu përmbahemi protokolleve të shëndetësisë dhe po vazhdojmë me shpresë të madhe se gjërat do të bëhen mirë.

Kjo është koha jonë dhe besojmë se Zoti është gjithmonë, gjithkund e me secilin prej nesh.

Së bashku në lutje!