Saturday, May 18, 2024
Aktivitete

Kungimi i parë, Hot i Ri

Me 01 nëntor 2020 për famullinë e “Sh. Terezës së Kalkutës” ishte festë e trefishtë, së pari ditë e Dielë – Dita e Zotit, e Kremtja e të gjithë Shenjtërve dhe po në këtë ditë ju është ndarë Kungimi i parë 20 femijëve, të cilët gjatë vitit ishin pergatitur nga m. Bergita.

Kungimin e ndau Atë Arjan Ndoji C.M. Atë Arjani gjatë Homelisë së festës theksoi: se edhe një baba që kryen detyrën e tij me ndershmëri është i shenjtë, edhe një nënë po ashtu, secili në thirrjen që Zoti i ka dhuruar, e edhe ne duke u ushqyer me Jezusin-Eukaristi mund të arrijmë atje ku janë të gjithë Shenjtërit!

Fëmijët rrezatonin me një gëzim të madh në këtë ditë,  e ishin më të bukur se asnjëherë tjetër! Ju urojmë që Jezusi të banojë gjithmonë në zemrat e tyre e të rriten në hirin e Tij!