Urime të përzemërta!
Më 20 maj 2022, në shtëpinë provinciale në Cetinje, patëm një kremtim të bukur të Ditës së Emrit të Eprores Provinciale, Motër Lidia Kqira.
Për këtë rast u bashkuan shumë motra nga Mali i Zi dhe disa nga Shqipëria. Gjithashtu nderuan me praninë e tyre, Ipeshkvi i Kotorit Imzot Ivan Štironja, Arqipeshkvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvi në pension Imzot Zef Gashi dhe Kustodi i Françeskanëve Atë Pashko Gojçaj i shoqëruar nga Atë Aurel Gjerkaj si dhe ishin të pranishëm disa meshtarë të tjerë nga Mali i Zi.
Pjësëmarrja në këtë festim të Ditës së Emrit të m. Lidia ishte edhe një shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për angazhimin e saj në drejtimin e Provincën gjatë këtyre tetë viteve jo të lehta, dhe për mënyrën se si ajo përpiqet ta trajtojë secilën motër me kujdesin amnor, e sidomos motrat e sëmuara dhe të moshuara.
Urime dhe fjalë mirënjohjeje i shprehën edhe Ipershkvijtë e pranishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin e mirë.
Edhe m. Lidia, nga ana e saj, falënderoi ipeshkvinjtë, meshtarët e pranishëm dhe motrat për urimet, lutjet dhe dashurinë e treguar nga të gjithë. Ajo falënderoi edhe motrat e bashkësisë së Cetinjës për organizimin e kësaj feste e cila u kremtua gjatë drekës së përbashkët për të vazhduar në orët e pasdites me kremtimin eukaristik.
Falënderimet tona nuk do të jenë asnjëherë të mjaftueshme për të gjithë angazhimin e Motër Lidia për të mirën e Provincës dhe të secilës prej nesh, por lutemi që Hyji ta shpërblejmë me bekimet e veta.