Monday, May 6, 2024
Aktivitete

Urime të përzemërta!

Më 20 maj 2022, në shtëpinë provinciale në Cetinje, patëm një kremtim të bukur të Ditës së Emrit të Eprores Provinciale, Motër Lidia Kqira.

Për këtë rast u bashkuan shumë motra nga Mali i Zi dhe disa nga Shqipëria. Gjithashtu nderuan me praninë e tyre, Ipeshkvi i Kotorit Imzot Ivan Štironja, Arqipeshkvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvi në pension Imzot Zef Gashi dhe Kustodi i Françeskanëve Atë Pashko Gojçaj i shoqëruar nga Atë Aurel Gjerkaj si dhe ishin të pranishëm disa meshtarë të tjerë nga Mali i Zi.  

Pjësëmarrja në këtë festim të Ditës së Emrit të m. Lidia ishte edhe një shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për angazhimin e saj në drejtimin e Provincën gjatë këtyre tetë viteve jo të lehta, dhe për mënyrën se si ajo përpiqet ta trajtojë secilën motër me kujdesin amnor,  e sidomos motrat e sëmuara dhe të moshuara.

Urime dhe fjalë mirënjohjeje i shprehën edhe Ipershkvijtë e pranishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin e mirë.

Edhe m. Lidia, nga ana e saj, falënderoi ipeshkvinjtë, meshtarët e pranishëm dhe motrat për urimet, lutjet dhe dashurinë e treguar nga të gjithë. Ajo falënderoi edhe motrat e bashkësisë së Cetinjës për organizimin e kësaj feste e cila u kremtua gjatë drekës së përbashkët për të vazhduar në orët e pasdites me kremtimin eukaristik. 

Falënderimet tona nuk do të jenë asnjëherë të mjaftueshme për të gjithë angazhimin e Motër Lidia për të mirën e Provincës dhe të secilës prej nesh, por lutemi që Hyji ta shpërblejmë me bekimet e veta.