Thursday, November 21, 2024
Aktivitete

PROSLAVA XIX. PROVINCIJALNOG KAPITULA

PROVINCA E MALIT TË ZI.

“Në ndjekjen besnike të Jezu Krishtit,

     me qëndrueshmëri e jetësojmë identitetin dhe karizmën tonë

Ishte kjo tema që na udhëhoqi gjatë kësaj jave të fundit të qershorit, ndërsa kremtuam kapitullin XIX Provinicial, në bashkësinë tonë në Shkodër.

Mbas një përgatitjeje intensive disa mujore me lutje dhe jo vetëm, në mëngjesin e së Dilës më 25 qershor, Imzot Angelo Massafra, O.F.M., Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, kremtoi Meshën Shenjte dhe bekoi hapjen e punimeve të Kapitullit. Për këtë ngjarje të rëndësishme për Provincën tonë kishim të pranishme edhe Eproren gjenerale m. Petra Rosenberger, Zëvendësen e saj m. Loreta Lekaj si dhe Këshilltaren gjenerale m. Hana Kqira. Sipas rregulloreve tona, në Kapitull mundën të marrin pjesë 34 motra Delegate. Të shoqëruara nga lutjet e shumta të të  njohurve tanë si dhe të motrave tona në të gjithë Kongregatën, patëm hirin edhe të na udhëhiqnin Eukaristinë gjatë këtyre ditëve vëllezërit tanë françeskanë, me përjashtim të së Kremtës së Shën Pjetrit e Palit, ku Meshën e kremtoi Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi.

Ky Kapitull i Zakonshëm i cili është i Punës dhe Zgjedhor u zhvillua në tri faza:

Paraqitja e raporteve 4-vjeçare qoftë të formimit shpirtëror, qoftë të veprimtarive të motrave të Provincës, si një analizë e punës së bërë dhe vështirësive që ndeshen në kryerjen e misionit.

Zgjedhja e Provinciales së re dhe këshilltareve

Motër Ollga Dulaj, e lindur në Zym, Kosovë më 16 korrik 1971, me 27 vite të kushteve rregulltare, u zgjodh të udhëheqë Provincën e Malit të Zi, për katër vitet e ardhshme. Studimi: Doktoraturë në Moral.

Zëvendëse u zgjodh m. Lidia Kqira e cila për tetë vite, edhe pse jo të lehta, e udhëhoqi dhe i shërbeu Provincës me shumë zell dhe dashuri.

Në këtë udhëtim 4-vjeçar Motër Ollga do të ndihmohet edhe nga tre këshilltare të tjera: m. Kristijana Thaqi, m. Andrea Dashi dhe m Hanë Rushaj.

I dëshirojmë Motër Ollgës bekimin e Hyjit dhe urtinë e tij!

Faza e tretë e punimeve të Kapitullit u përqëndrua mbi nevojat e Kishës në ditët e sotme dhe sfidat e shumta që paraqiten për të ardhmen.

Falënderojmë Hyjin për hiret që na jep dhe mrekullitë që i bën në jetën tonë dhe falënderojmë të gjithë ata që na shoqëruan me lutje para dhe gjatë Kapitullit.