Sunday, May 5, 2024
Aktivitete

Urime Ditën e Emrit m. Ollga!

Ditën e shtunë, më 16  korrik 2022, Bashkësia e motrave në Shkodër organizoi një festim me rastin Ditës së Emrit të Eprores Provinciale të re, m. Ollga Dulaj, ditë kjo që koinçidoi edhe me ditëlindjen e saj. 

Për t’iu bashkuar m. Ollga në këtë kremtim, e cila feston për herë të parë si Provinciale, morën pjesë shumë motra që shërbejnë në Shqipëri, por edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Gjithashtu nderuan me praninë e tyre, Atë Gazmend Tinaj i cili na ka shoqëruar me kremitimin e Meshën gjatë mbajtjes së Kapitullit Provincial, si dhe m. Lidia, Eprorja e mëparshme provinciale.

Lidia uroi dhe përshëndeti m. Ollga në emër të të gjitha motrave, duke e siguruar se, sado vështirësi do të hasë në kryerjen e detyrës së saj në drejtimin e Provincës, lutja e motrave nuk do t’i mungojë kurrë.

Edhe m. Ollga falënderoi të pranishmet që ishin mbledhur në nder të saj dhe tha se do përpiqem të bëj më të mirën për Provincën, por kërkoi lutje dhe mirëkuptim nga ana e motrave. Ajo gjithashtu, falënderoi m. Marijana dhe bashkësinë e Shkodrës për organizimin e këtij festimi. 

Urime m. Ollga dhe hiri i Zotit qoftë i bollshëm në ty!