Monday, May 6, 2024
Aktivitete

Vizita kanonike motrave në Köln

Eprorja gjenerale m. Petra Rosenberger, e shoqëruar nga zëvendësja e saj m. Loreta Lekaj, mbërriti në Köln më 22 janar 2024 për vizitë kanonike. Kjo ishte njëherit edhe vizita e parë kanonike e kryesisë së lartë që nga hapja e kësaj filiale në vitin 2019. Me këtë rast, m. Petra dhe m. Loreta patën rastin të njihen më shumë me punën e motrave në Misionin Katolik Kroat në Köln. Vizita e Eprores gjenerale u përmbyll më 23 janar me kremtimin eukaristik dhe me një takim me udhëheqësin e misionit fra Vuk Buljan, me vikarin e famullisë fra Ivan Režić dhe me disa besimtarë në ambientet e misionit, pranë tryezës së përbashkët. Gjatë takimit, Fra Vuku shprehu gëzimin dhe mirënjohjen e tij për praninë dhe punën e dy anëtarëve të kongregatës tonë në Misionin Katolik Kroat.

Ne e falënderojmë Zotin dhe udhëheqjen për këtë vizitë, për inkurajimin në veprimtarinë e mëtejshme dhe për lutje.