Edukimi i nxënësve me të mirën e përbashkët
Nga data 31/08/2016 – 03/09/2016 në Lezhë, në ambjentet e shkollës sonë ʺAtë Shtjefën Gjeçoviʺ, u mbajt kursi i formimit për mësuesit mbi temën ʺEdukimi i nxënësve me të mirën e përbashkët”.
Ishte trajnues Prof. Francesco Delpini, CDO Opere educative, që me thjeshtesi dhe konkretësi u përpoq të pasionojë ne, mësuesit dhe mësueset, ndaj veprës që bëjmë me fëmijët dhe na nxiti që në mënyrë të veçantë të apasionojmë fëmijët ndaj të gjitha lëndëve që ata mësojnë.
“Fëmija ka nevojë për motivim sot, të mësohet në kundrimin e gjërave të bukura sepse gjithçka lë shenjë në jetë” – tha ndër të tjera Prof Franko..
Ndër pikat kryesorë që u trajtuan ishin:
- Ti je një e mirë për mua
- Zbulimi i pyetjes me kuptim
- Evidentimi i kuptimit të veprës
- Të dimë të shohim
- …
Nga përvoja e tij, Profesori bashkëndau se edukimi nuk i jep frytet menjëherë por duhet të shohim larg efektet e punës sonë. Zemra e mësuesit është zemra e atij që nuk lejon të udhëhiqet nga paragjykimet apo ideologjitë.
Kemi shembullin e një Mësuesi të tillë, Jezu Krishtin, ku mund të mbështetemi, të marrim forcë dhe të çojmë përpara këtë Mision.
Amen